Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek deklaroi se BE-ja këshillon që sa më mirë duhet të shfrytëzohet energjia pozitive, e pranishme në Ballkanin Perëndimor, pasi në disa vende të këtij rajoni janë vërejtur ndryshime drejt sjelljes autoritare, e cila rrezikon përparimin e demokracisë. Ajo në tekstin e publikuar në portalin europeanwesternbalkans.com, ka thënë se retorika nacionaliste “nuk zgjedh problemet, nuk krijon punë, nuk forcon ekonominë, nuk ndërton institucionet dhe funksionalitetin e shtetit”, por hap rrugën për konflikte.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
