Interesim i madh për procesin zgjedhor në nëndegët e PDK-së

Lushtaku: PDK në Skenderaj është dhe mbetet shumë e fuqishme falë mbështetjes së parezervë të qytetarëve

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, në vazhdën e organizimit të zgjedhjeve të brendshme në PDK, së bashku më anëtarët e Grupit Strategjik, ka takuar strukturat e nëndegëve në Turiqevc dhe Runik. “U dakorduam që të angazhohemi të gjithë, për të mbajtur zgjedhje sa më mirë të organizuara si dhe për të identifikuar kuadro të cilat mund të japin kontribut në Partinë Demokratike të Kosovës. PDK-ja në Skenderaj është dhe mbetet shumë e fuqishme falë mbështetjes së parezervë të qytetarëve”, ka shkruar Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Evis Sala në OKB: Shqipëria prezanton progresin në barazinë gjinore, por sfidat mbeten

Shqipëria ka prezantuar progresin e saj në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave …