leoni

Sami Lushtaku

Lushtaku: Ramiz Lladrovci s’ duhet të kandidojë për kryetar të komunës, pasi nuk e ka mbështetjen e Degës, në Drenas

Ish-kryetari shumëvjeçar i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku gjatë një debati televiziv është shprehur se Ramiz Lladrovci  s’ duhet të  kandidojë, për kryetar të komunës, pasi nuk e ka mbështetjen e Degës në Drenas. Nuk kam armiqësi me askënd e as me Ramizin. Është gabim i madh i Ramizit nëse edhe njëherë kandidon për kryetar të komunës.. Unë mendoj që nëse PDK-ja në këtë rast, Memli Krasniqi dhe kryesia e partisë ia jep besimin ai le të vazhdojë. E kemi lënduar Drenasin, e kemi lënduar pa nevojë. Mendoj që fajet kryesore i ka kryesia e partisë. Është dashur një vendim më i guximshëm për Drenasin. Nëse dikush e ka lënduar, këtë e kemi bërë të gjithë  ne që kemi qenë në kryesinë e partisë”, tha mes tjerash, Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Kur Kosova renditet poshtë Serbisë, tregon sa keq jemi

Profesori i gazetarisë, Milazim Krasniqi, ka reaguar ashpër pas publikimit të Indeksit të Lirisë së …