Halit Coka

Lutfi Coka: Kushtuar “Heroit të Kosovës”, Halit Coka

I thotë pushkës,mos më trdhëto!

Je e sigurtë në dorën time.

Bashkë do vdesim në llogore

Bashkë do jemi në fitore!

 

Nëse boja më mungon

Do pres gishtin tim.

Me gjakun që pikon

Do jap një kushtrim!

 

Kur  arma më mungon

Do bëj thirje e kushtrim,

Nga shpirti që s’duron

Do bej një mallkim!

 

 

Nëse koha më premton

Do mbaj një qëndrim,

Nga gishti që s’punon

Rris nder e jap guxim!

 

Kur forca më mungon

Do gjej një burim,

Nga zemra që gufon

Do  thërras një mallkim!

 

Nëse ajri më mungon

Do ngrihem me nxitim,

Nga qielli që xixëllon

Do i jap gjoksin tim!

 

 

Nëse uji më mungon

Do gjej një burim,

Nga gjaku që pikon

Vrull do marr në lumin Drin

 

 

Kur shpirti do më dal

Prap do ngrihem malit,

Me pushkë në ballë

Si kalorës përbi kalë!

 

Kur fjala më mungon

Është plumbi që kërcet,

Është zemra që troket

Është forcë e fortë për jetë!

 

 

Krisi pushka në çdo anë

Kudo  shkrin bora.

Një lule mbinë

Arma ra nga dora!….

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …