Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Bijtë e kotësisë

po t’i shikosh

nga pamja e jashtme

të duken

sikur secili me vete bartë

në gji

nga një copë histori

dilemë për pak çaste

në kafenetë e qytetit

vrasje e butë me çaj e duhan

dënimi absurd

pajtim i heshtur me shëmtitë

ata meditojnë në rrethin e trishtimit

nga jeta

as gjë nuk kërkojnë

janë bijtë e kotësisë

që nuk e përballuan dot

peshën e madhe të historisë

Në mes

në mes të strajcës së kurbetçiut

dhe buxhetit të Qeverisë

një vrimë llogari- rrjedhëse

mohuar sakrificë për bukën e djegur

kur nevojën më nuk ta kanë

ta shajnë bukën e djersën tënde

të mohojnë

të bëjnë haram

kurbetçiu me strajcën e shpresave

mbi krahët e kërrusur

me kokën varë me një anë

ikën prapë

pa strajcë erdhi dje

kush një fjalë të mirë s’ia tha

pa strajcë

dyert ishin mbyll

mirëseardhja u dhie

dallimi mes ndërgjegjes dhe strajcës

lumë i madh

ndërgjegje e futur në strajcë

ndërgjegje gërmadhë

në udhëkryqet e kurbetçinjve

zhgënjimi

sa një mal

 

Janar, 2021

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …