Berat Rukiqi: Është hipokrizi thirrja për respektimin e masave kur në të njëjtën partitë politike po e shkelin ligjin

Berat Rukiqi: Është hipokrizi thirrja për respektimin e masave kur në të njëjtën partitë politike po e shkelin ligjin

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi e ka konsideruar të padrejtë, që nga qytetarët po kërkohet respektim i masave për parandalimin e koronavirusit derisa subjektet politike po mbajnë tubime. Madje, Rukiqi e ka quajtur hipokrizi pasi që institucionet po bëjnë thirrje për respektim të ligjit, kurse këtë të fundit në të njëjtën kohë po e shkelin ligjin. I pari i OEK-ut, mes tjerash, ai ka kërkuar që këtë javë të ketë lirim të masave dhe së paku të hiqet ora policore dhe të zgjatet orari i punës. Ai ka përmendur edhe rastet ku qytetarëve ju bëhet thirrje që pas orës 20:00 të rrinë në shtëpitë e tyre, përderisa një grup i caktuar qytetarësh ftohen në tubime politike.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …