Haziri: Kufiri në Ristovc duhet të jetë nëse duam mos ta shohim xhandarmërinë serbe në rrugët e Karaqevës

Lutfi Haziri: Gjysma e qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se gjysma e qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka. Në takimin e 2 majit do të diskutohet draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që Kurti e ka quajtur Zajednicë. Madje për Asociacionin, kryeministrit Kurti do t’i paraqitet draft-statuti i këtij mekanizmi pa e takuar grupin punues të Kosovës, pa e ditur përbërjen sipas tyre të këtij grupi punues dhe pa e ditur se çka kanë punuar, dhe në çfarë niveli ka mbërri niveli i këtij draft-statuti. Lutfi Haziri ka theksuar se me marrëveshjen e Ohrit, Kurti u mundua ta kamuflojë si ndryshim i marrëveshjes së viteve 2013-2015. Gjysma e Qeverisë aktuale thotë nuk ka Asociacion, gjysma tjetër thotë ka. Me ndërmjetësimin  ndërkombëtar, Kurti ka bërë marrëveshje, para deputetëve zbulon “tradhtarët” e para popullit nuk ka bërë asgjë!, ka shkruar Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI kundër votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit: Precedent i rrezikshëm dhe në kundërshtim me parimet demokratike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kundërshtuar qëndrimin e deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran …