Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Kosova në krizë politike – marrëveshja është përtej urgjencës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar para seancës së 25-të konstituive të Kuvendit se vendi ndodhet në një krizë të thellë politike dhe se një marrëveshje ndërmjet partive është jo vetëm urgjente, por e domosdoshme për të mos e thelluar më tej bllokadën. “Fatkeqësisht, po përsëritet e njëjta situatë. Mungesa e vullnetit politik për të gjetur zgjidhje është bërë e padurueshme për vendin. Gjithmonë ka rrugë dhe mundësi për t’i çuar gjërat deri në fund. Për neve nuk ka rëndësi emri, por parimi,” tha Haziri. Ai shtoi se Kosova ndodhet në një pikë kritike dhe se çdo vonesë e mëtejshme përbën rrezik real për funksionimin institucional. “Një marrëveshje politike është përtej urgjencës. Kosova është në krizë të vërtetë politike,” theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Hurryiet: Kryetarja, Vjosa Osmani iu ka nënshtruar një operacioni në Antali për heqjen e kilogramëve

Vjosa Raif Osmani: Disa gazetarë janë bashkëpunëtorë të Radoiçiqit, por s’dua të ndërhyj në hetime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë deklarata të forta duke thënë se disa gazetarë …