Faton Peci: Ka pasur takime me Limajn – Nismën e shohim si partnere të mundshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka konfirmuar se kanë pasur kontakte me Nismën Socialdemokrate dhe se kjo parti shihet si një partnere e mundshme në përpjekjet për zhbllokimin e Kuvendit. Para nisjes së seancës së 25-të konstituive, Peci foli për mediat, duke theksuar se negociatat janë zhvilluar nga Vetëvendosje ose drejtpërdrejt nga kryeministri Albin Kurti. “Sipas informatave që kam, ka pasur takime me Fatmir Limajn para dy apo tri ditësh. Nuk jam i informuar për nivelin e atyre bisedimeve, por është konfirmuar se kanë ndodhur,” tha ai. Peci u shpreh se Vetëvendosje shpreson ende në lëvizje pozitive nga kampi opozitar, por pranoi se aktualisht nuk ka ndonjë përparim konkret në negociata. Ai theksoi se komunikimi me partitë është i vazhdueshëm, por nuk dha detaje për ndonjë marrëveshje të afërt. “Qytetarët presin që ne të ofrojmë zgjidhje. Deri më tani nuk kemi bërë ndonjë lëvizje vendimtare, por jemi në komunikim të vazhdueshëm,” shtoi Peci, duke lënë të hapur mundësinë për arritjen e një marrëveshjeje në ditët në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …