Lutfi Haziri: Kosova nuk duhet të lejojë prishjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Lutfi Haziri: Kosova nuk duhet të lejojë prishjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri thotë se Kosova nuk duhet të lejojë prishjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka paralajmëruar kryeministrin Albin Kurti se në çdo moment kryetari Donald Trump mund të ngrijë fondet për Kosovën. Haziri thotë se SHBA e ka themeluar Kosovën sipas kërkesave të popullit të Kosovës. Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, ka thënë të martën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të largohen nga Kosova. Ai këtë koment e ka bërë bashkëngjitur me postimin e senatorit amerikan, David Perdue, i cili ka shkruar se Amerika duhet ta rikonsiderojë prezencën ushtarake në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …