Lutfi Haziri

Lutfi Haziri kritikon Qeverinë për vonesat në projektet infrastrukturore, në Gjilan

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas përurimit të vazhdimit të rrugës hyrëse-dalëse Gjilan-Bujanoc, një projekt që, sipas tij, duhej të përfundonte në vitin 2022. Haziri akuzoi Qeverinë dhe drejtuesit aktualë të Gjilanit për vonesa të qëllimshme në realizimin e projekteve, të cilat ai i cilëson si “projektet e Lutës”. Këta veç marre s’kanë. Mund t’i vononi ‘projektet e Lutës’, por kurrë s’mund t’i ndalni! Për tri vite i bllokuan dhjetëra projekte kapitale, duke shkaktuar dëme të mëdha për qytetarët dhe bizneset lokale.  Haziri  theksoi se vonesat kanë ndikuar negativisht në operimin e bizneseve dhe në jetën e përditshme të qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës, duke kritikuar  Qeverinë Kurti dhe administratën lokale për keqqeverisje, korrupsion dhe nepotizëm, andaj  gjilanasit tashmë janë ngritur kundër qeverisjes së Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …