Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Nuk ka vakuum institucional por ka mungesë të marrëveshjes politike

Duke folur për situatën e krijuar në vend nga moszgjedhja e kryetarit të Kuvendit,  deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se nuk ka vakuum institucional por ka mungesë të marrëveshjes politike. “Paralajmërimi i djeshëm i kryeministrit në detyrë se Kosova po kalon në një proces vakuumi institucional nuk qëndron. Më 9 shkurt është përcaktuar pesha.  Me faktin që s’kemi marrëveshje politike për qeverinë, nuk besoj që mund të përballohet zgjedhja e kryetares së Kuvendit e nominuar nga LVV, ky është proces i lidhur edhe pse kryetari i LVV po donë t’i ndaj” ka theksuar deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Hajdari: Protesta për drejtësi, jo hakmarrje, për komandantët e UÇK-së

Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Berat Hajdari, ishte folësi i parë që …