LDK: Seanca e Kuvendit të Kosovës sot u ndërpre në mungesë të shumicës parlamentare

Sërish dështoi seanca e Kuvendit

Sërish dështoi seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të institucionit më të lartë ligjvënës në vendin tonë. Partia Vetëvendosje as kësaj radhe nuk ja doli të marr përkrahje për ta shtyrë përpara nismën e saj për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në postin e kryetarit të Kuvendit. Subjektet politike opozitare e kanë fajësuar Vetëvendosjen dhe kryetarin e saj, Albin Kurti për dështimet e shumta dhe të njëpasnjëshme të seancave të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Albulena Haxhiut në postin e kryekuvendares.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …