Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Nuk votoj për shpërndarje të Kuvendit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se nuk do të voton për shpërndarje të Kuvendit. Ai ka thënë më tutje se nuk ka komoditet për zgjedhje të reja çdo tre muaj. “Unë nuk jap votë për shpërndarje. Kosova s’ka komoditet me shkuar në zgjedhje sa herë kërkesat dhe egot e liderëve politikë, në këtë rast të liderit të partisë së parë, janë për agjenda të fshehura politike. S’besoj që ka deputetë të arsyeshëm dhe mandat legjitim, përveç disave që kanë hyrë me vota të manipuluara dhe të vjedhura. Të tjerët nuk pranojnë të hyjnë në aranzhmane të tilla. Kosova nuk është shumë e pasur që çdo tre muaj të harxhojë kah shtatë milionë euro në zgjedhje” ka deklaruar për Kosovapres, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Avokati i Popullit: Zgjatja e paraburgimit të të akuzuarve në Hagë, bie ndesh me parimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka drejtuar kritika të shumta ndaj Gjykatës së Hagës e …