leoni

Lutfiu: Lugina e Preshevës është rasti i vetëm në Evropë ku shteti e diskriminon një pakicë vetëm për shkak të përkatësisë etnike

Duke folur për zhvillimet më të fundit në Kosovën Lindore, ku autoritetet serbe ndaluan Drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili dhe aktorin Gani Veseli si dhe pamundësuan  shfaqjen e premierës së dy filmave shqip, kryetari i Këshillit Kombëtar në Bujanovc, Nevzad Lutfiu ka përkujtuar se Lugina e Preshevës është rasti i vetëm në Evropë ku shteti e diskriminon një pakicë vetëm për shkak të përkatësisë etnike. Ai ka theksuar se ky diskriminim negativ po vazhdon vite me radhë dhe se sjellja e policisë së Serbisë ndaj të arrestuarve dhe të ndaluarve shqiptar është joprofesionale dhe e papranueshme. Kryetari i Këshillit Kombëtar në Bujanovc, Nevzad Lutfiu ka theksuar se filmi i shfaqur nuk ka pasur asnjë element që nxit urrejtje ndëretnike dhe se sjellja e policisë ndaj drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili dhe aktorit Gani Veseli ka qenë e papranueshme për popullin shqiptar që jeton në këtë rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Musliu: Vuçiq po e përdor Listën Serbe si vegël për lojë politike në veri të Kosovës

Kreu i Institutit për Studime të Sigurisë “Octopus”, Agim Musliu, ka akuzuar presidentin serb Aleksandar …