M. Dukaj: Nëse marrëveshja për njohjen e Kosovës nuk respektohet nga qeveria e kryeministrit malazez, Spajiq, ne dalim nga Qeveria

Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Malit të Zi, Marash Dukaj, ka folur  lidhur me  marrëveshjen të cilën e ka nënshkruar Forumi Shqiptar me qeverinë e re, në Podgoricë. Dukaj ka thënë pjesë e marrëveshjes për bashkëqeverisje në Mal të Zi është edhe Kosova. e kemi bërë një marrëveshje që është shumë e qartë, që e ka nënshkruar vetë kryetari i Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, dhe në atë marrëveshje është shumë e qartë e definuar edhe çështja e Kosovës si çështje e mbyllur, e paprekur. Pastaj integrimi në BE, fuqizimi në NATO, janë  rrugët euroatlantike e të  plotfuqishme të  Malit të Zi. Por nëse kjo marrëveshje nuk respektohet nga qeveria e Millojko Spajiq, sidomos për çështjen e Kosovës, ne dalim nga Qeveria saktësoi Dukaj. Për ne, Kosova është çështje madhore, sepse po të mos ishte Kosova, shqiptarë në Mal të Zi do të kishte krejt pak shumë më pak do të ishin edhe të shkolluar dhe të integruar, këtë ne nuk e harrojmë kurrë, ka saktësuar ministri, Marash Dukaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …