Marko Makovec: Situata në veri të Kosovës nuk po përmirësohet, tensionet po rriten, po shumohen e po grumbullohen

Diplomati i njohur i Sllovenisë,  Marko Makovec, konstaton se situata në veri të Kosovës nuk po përmirësohet dhe tensionet, po vazhdojnë të grumbullohen. Ai ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën përmes zbatimit të shpejtë të të gjitha angazhimeve të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, duke përfshirë marrëveshjen për rrugën e normalizimit dhe zbatimin e aneksit, mbetet shumë i qartë. Kjo vjen me përgjegjësinë për stabilitetin rajonal, ku përgjegjësia për sulmet e ndodhura më 24 shtator mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme. Diplomati Makovec, Serbinë e konsideron si shtet të rëndësishëm në rajon si për çështje të stabilitetit e të  destabilitetit. Ai kërkoi  që ky shtet të përshtatet me politikën e jashtme të BE-së sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, pasi Serbia po vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Rusinë dhe ka takime të rregullta me zyrtarët e Moskës.(RTK)

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …