Brickos

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Sunjog-Barbano-De Riu-Shnetzer: Qeveria duhet të përmbahet nga deklaratat që rrezikojnë e cenojnë autoritetin e pavarësinë e gjyqësorit

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomash Sunyog, pastaj shefi i EULEX-it, Gjovanni Pietro Barbano, ambasadori i Austrisë, Georg Shnetzer, ambasadori i Italisë, Antonello De Riu dhe zëvendës Ambasadori i Francës, Fransua Ciprien janë takuar  me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani. Gjatë takimit, ambasadori Szunyog ritheksoi rëndësinë që Bashkimi Evropian  i jep rolit themelor të Gjykatës Kushtetuese në garantimin e supremacisë së Kushtetutës dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe parimeve themelore në të. Sunjog ka theksuar se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga ndikimet dhe presionet politike. “Për të mbështetur pavarësinë e gjyqësorit, është thelbësore që anëtarët e qeverisë të përmbahen nga deklaratat që rrezikojnë të cenojnë autoritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe besimin e publikut në të.” Në qendër të takimit ishte edhe nevoja që vendimet e Gjykatës Kushtetuese të respektohen dhe të zbatohen plotësisht, përfshirë edhe Aktgjykimin e datës 19 maj 2016 për rastin e Manastirit të Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …