Majlinda Bregu: Johanes Hahn nga dërgoi një kumt, që për të keq tonë i drejtohet, absolutisht, direkt PD-së

Majlinda Bregu: Johanes Hahn nga dërgoi një kumt, që për të keq tonë i drejtohet, absolutisht, direkt PD-së

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit dhe zë kritik brenda Partisë Demokratike, ka reaguar pas letrës së Komisionerit Johannes Hahn për zgjedhjet e 18 qershorit. Ajo e quan mesazhin e përçuar nga Hahn një kumt që i drejtohet direkt Partisë Demokratike. “Johanes Hahn u dërgoi sot, me shqetësim të madh, shqiptarëve një kumt, që për të keq tonë i drejtohet, absolutisht, direkt Partisë Demokratike. Kjo është letra më e trishtueshme që s’do doja të kishte mbërritur kurrë. Kjo ka qenë prej kohësh frika dhe arsyeja e vetme për të cilën kam folur e kërkuar që të paktën me veten e me miqtë të mos flisnim sikur i flisnim murit! Që as Europa e as Uashingtoni, por asnjë shqiptar me arsye të mos na e drejtonte gishtin duke na bërë me turp për vendimet që në fakt nuk u morën, as me diskutim, as me shqyrtim, as me parashikim nga demokratët, por nga kush nuk desh të dëgjojë. Ja ku jemi sot! Izolim!”, thotë Majlina  Bregu.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …