Brickos

Majlinda Bregu: Johanes Hahn nga dërgoi një kumt, që për të keq tonë i drejtohet, absolutisht, direkt PD-së

Majlinda Bregu kundër bojkotit të zgjedhjeve nga PD-ja

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka dalë kundër bojkotit të zgjedhjeve të 18 qershorit nga ana e kësaj partie. Ajo nëpërmjet rjetit social ka thenë se vendimi për të mos hyrë në zgjedhje është marrë pa u konsultuar me grupin parlamentar PD-së dhe strukturat drejtuese. Sipas saj ky veprim e dëmton Partinë Demokratike. “Dua të ndaj sot shqetësimin tim të thellë me të gjithë miqtë dhe mbështetësit e Partisë Demokratike! Orët e mundësisë për të ndaluar futjen në një rrugë që kurrë s’ka qenë rruga e partisë sonë, po mbarojnë! U bë qëkur s’mbahet mend që grupi parlamentar i PD-së nuk mblidhet për të dëgjuar dhe për t’u dëgjuar nga kryetari i partisë. Zgjedhja për të bojkotuar parlamentin u bë pa i lënë kohë një debati real. Megjithatë e kam përkrahur edhe çadrën edhe protestën civile të qytetarëve si formën më demokratike për të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek çështja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kam kërkuar disa herë edhe në takimet me kryetarin e partisë mbledhjen e grupit parlamentar demokrat”, është shprehur nder të tjera ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …