RIO 2016: Majlinda ia sjell Kosovës medaljen e artë historike

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka shkruar historinë e sportit të Kosovës të dielën mbrëma të 7 gushtit të vitit 2016, pasi ia siguroi medaljen e artë olimpike shtetit të Kosovës, në paraqitjen e parë të vendit tonë në Lojërat Olimpike.

Kampionia e botës, arriti në finalen e madhe në Carioca Arena 2 në  Rio De Janeiro në kategorinë deri në 52 kilogramë ta mposht me Juco, xhudisten italiane, Odette Giuffrida.

Gjatë ditës, Kelmendi e mundi në meçin e parë, brenda 25 sekondave zvicëranen, Evelyne Tschopp. Në çerekfinale fitoi nga xhudistja e Mauritiusit, Christianne Legentil, duke iu revanshuar për humbjen befasuese katër vite më parë në Olimpiadën e Londrës, kur Majlinda mbronte ngjyrat e Shqipërisë, derisa në gjysmëfinale ishte më e mirë se japonezja, Misato Nakamura, ish kampione botërore, në një meç mjaft të fort kur vendosi kartoni i kundërshtares.

Majlinda për titullin e fituar në RIO do të shpërblehet nga MKRS me 100 mijë euro.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …