Mali i Zi nuk e refuzon kërkesën e Serbisë për t’i transportuar armët ruse përmes territorit malazez

Mali i Zi e refuzon kërkesën e Serbisë për t’i transportuar armët e dhuruara nga Rusia përmes territorit malazez

Ambasadori serb në Moskë, Miroslav Lazanski tha sot se Mali i Zi kishte refuzuar kërkesën e Serbisë për të dorëzuar armët që mori si dhuratë nga Rusia përmes detit në portin e Tivarit dhe më pas me tren në Beograd. Lazanski pohoi se për shkak të vendimit të Podgoricës, Serbia duhej të linte mënjanë “20 herë” më shumë para në mënyrë që të transportonte armët e dhuruara me aeroplan. Ai shtoi se armët arritën në Serbi përmes disa vendeve të NATO-s, të cilat lejuan fluturimin e aeroplanëve nga Rusia. “Rezulton se Mali i Zi është më shumë anëtar i NATO-s sesa disa vende të tjera”, deklaroi ambasadori.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …