Brickos

Gresë Jakup Krasniqi: Sot, babi me praninë tënde, na u qetësua shpirti

Gresë Jakup Krasniqi: Sot, babi me praninë tënde, na u qetësua shpirti

Gresë Krasniqi, bija e Jakup Krasniqit i cili po mbahet i arrestuar në burgun e Sheveningenit, në Hagë, e ka takuar babanë  e saj pas 8 muajve.

Njoftimin për vizitën familjare  dhe takimin me babanë e saj e saj e ka bërë të dituar përmes një postimi.

Ajo ka shkruar:

Për 8 muaj e 12 ditë ëndërruam praninë dhe  përqafimin tënd.

Sot, mu qetësua shpirti Babi.

Harruam gjithçka.

Harruam dhimbjen, pritjet, vuajtjet.

Jeta nganjëherë qenka e padrejtë me njerëzit e mirë.

Sa i mirë je ti babi, sa shumë padrejtësi durove.

E kisha ëndërruar këtë  moment takimi .

Sa shumë na kishe munguar!

Sa e rëndë ishte të shoh aty, por të pash më të fort se herëve tjera.

Megjithëse përballeshe me shumë padrejtësi të pash më të buzëqeshur se më parë, mjekra e bardhë  ti numëron vitet plot vuajtje, por ajo  të ka bërë edhe më të pashëm.

Sa na kishe munguar!

E di, se ti edhe njëherë i duhesh Kosovës dhe UÇK-se. Por, na duhesh edhe neve.

Padrejtësia babi, vret më shumë se plumbi.

U çmallëm thua, po ky mall vështirë se kalon.

Te duam.

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …