Malisheva në mesin e komunave me performancë të mirë për vitin 2018

Komuna e Malishevës renditet në mesin e komunave me performacë të lartë të treguar gjatë vitit 2018. Në një takim të organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), edhe zyrtarisht, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pranuar çmimin nga ministrja e MAPL, Adriana Hodzic, përmes së cilës shpallet në mesin e komunave që kanë treguar performancë të mirë. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, çdo vit bënë matjen e performancës së komunave dhe ka një limit të caktuar për arritjen e performancës, dhe si rezultat i arritjes së treguar, komunat përfitojnë grante nga ana e MAPL-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …