Malisheva shënoi nëntë vjetorit e Pavarësisë

Komuna e Malishevës, përmes aktiviteteve të ndryshme, ka shënuar nëntë vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Aktivitetet e Komunës së Malishevës, filluan me mbajtjen e një seance solemne të Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku fjalë rasti kanë mbajtur, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Malishevës, Aziz Thaçi dhe kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Metush Kryeziu.

Në këto fjalime të rastit, u vlerësua sakrifica e popullit shqiptar të Kosovës, në përpjekjet për liri dhe shtetësi. Në këtë drejtim, edhe përpjekjet dhe kontributi i Malishevës, në luftën për liri dhe për shtet, si përpjekjet për zhvillim, u vlerësuan lartë, ku kontributi i Malishevës, ishte i jashtëzakonshëm, sidomos në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktivitetet e Komunës së Malishevës, kanë vazhduar sipas agjendës, me homazhe dhe nderime te shtatorja e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në “Sheshin e Dëshmorëve” në Malishevë, pastaj homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevës, nderime dhe homazhe në Prekaz, si dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë.

Më pas, në parkun e qytetit në Malishevës, është organizuar një koncert i madh, me artist nga Komuna e Malishevës dhe me artist nga estrada kosovare, ndërsa nga ora 15:00, është luajt edhe finalja në turnirin në futsall.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …