Malisheva, shpallë sportiste të vitit 2019, Arbnore Berisha

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, si çdo herë tjetër edhe këtë vit, organizoi dhe shpalli më të suksesshmit në tre sektorët, Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2019. Drejtoresha, për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu- Ramaj, përgëzoi të gjithë fituesit, klubet sportive, shoqata dhe të rinjtë për rezultatet e arritura për këtë vit dhe nxiti që për vitin tjetër të shënojnë edhe më shumë të arritura, duke u zotuar për mbështetje edhe më të madhe si financiare edhe infrastrukturore”, kurse Zëvendësministri në detyrë, Rexhep Mazreku, tha se:  “Ju na keni bërë krenar me të arriturat tuaj në secilën fushë, si kulturë, rini dhe sport, kurse ne kemi obligim t’u mbështesim brenda mundësive buxhetore, që ju të tregoni suksese si brenda dhe në arenën ndërkombëtare”. Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të Kryetarit, Ragip Begaj i cili gjendet jashtë vendit, theksoi: ”Jemi në një mbrëmje, ku kurorëzohen rezultate e të arriturat e një viti të suksesshëm, në kulturë, rini e veçmas në sport e sidomos në futboll me FC Malishevën, ku po tregohet e denjë në fushën e blertë, për të gjithë kundërshtarët, prandaj ne si komunën do t’i shtojmë mbështetjet tona për ju si në financa ashtu edhe në infrastrukturën sportive, të gjitha kategorive, me qëllimin e shënimit të sukseseve për të ardhmen, që të garojmë dhe të arrijmë rezultate në arenën ndërkombëtare, që shembull e kemi sportisten në atletikë, Abnore Berisha. Në fund uroi që viti 2020 të jet edhe më i suksesshëm për të gjithë juve, prandaj urime, juve, qytetarëve të Malishevës, viti i ri 2020, suksese”, përfundoi, Berisha. Komisioni për vlerësimin e rezultateve të arritura gjatë vitit 2019, në përbërje: Albert Morina-kryetar, Enver Mazreku-anëtar dhe Izet Shala-anëtar, kanë, shqyrtuar materialin (raportet) e ofruar nga OJQ-të kulturore, rinore dhe klubet sportive. Bazuar në rezultatet e arritura në kulturë, rini dhe në sport, komisioni ka vendosur që për vitin 2019, më të dalluarit të shpallen si në vijim:

Në sektorin e kulturës

OJQ-ja më e dalluar për vitin 2019, shpallet Shoqata për Kulturë dhe Letërsi “Tafil Kelmendi”, personaliteti i vitit, për kontributin e dhënë në kulturë, Qëndrim Morina.

Në sektorin e Rinisë

Qendra e Rinisë, shpallet OJQ-ja më e dalluar për vitin 2019, kurse Albana Ejup Gashi, Aktiviste Rinore më e dalluar për vitin 2019

Në sektorin e sportit

Për vitin 2019, shpallë FC Malisheva si ekipi më i dalluar

Trajnerin sportiv më i dalluar, Adrian Mazreku

Në kategorinë junior U16,shpallët sportistja më e dalluar, Fortesa Berisha

Kurse, me vendim unanim komisioni, ka vendosur që sportistja e vitit të jetë Arbnore Berisha e cila gjatë vitit 2019 ka arritur të fitojë vendin e tretë në nivel Ballkanik, 1 medalje gjithëkombëtare dhe rajonale, 9 medalje të arta, 13 të argjendta, dhe 3 të bronzta. Gjithsejtë numri i medaljeve të fituara 24. Por Malisheva vlerëson, kontributin e të gjithë sportistëve, në të gjitha sportet që luajnë jashtë Malishevës, dhe kësaj radhe, ndanë mirënjohje për tre futbollistët e njohur malishevas që luajnë në Super Ligën e futbollit të Kosovës dhe një për gjeneratat e reja, e ata janë: Mendurim Hoti- lojtar në KF” Feronikeli”, Endrit Krasniqi- lojtar në KF” Prishtina”, Ermal Krasniqi- lojtar në KF” Ballkani” , Elton Krasniqi- KF” 2 Korriku” U 16.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …