Malisheva sot pa asnjë rast të ri me covid dhe me një person të shëruar

Sot nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, ndërsa një person është shëruar. Kështu është e bërë e ditur në raportin zyrtar për situatën epidemiologjike në Komunën e Malishevës, duke u bazuar në komunikimin e rregullt në mes të komunës dhe IKSHPK. Në Malishevë, momentalisht janë 13 raste aktive. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Gjithsejtë të prekur me covid-19, nga fillimi i pandemisë e deri më sot, janë 272 persona, prej tyre 235 persona janë shëruar plotësisht, 24 persona kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 13 persona. Edhe sot, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me covid-19, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore. “Pasi nuk ka mjet tjetër për luftimin e pandemisë dhe e gjithë situata varet nga kujdesi ynë, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim, që të vazhdojnë të respektojnë të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për mbrojtje nga ky virus, duke mbajtur distancën sociale, duke përdorur maska mbrojtëse dhe duke mbajtur higjienën e duarve”, ka thënë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …