Malisheva vazhdon të mbetet e qetë nga COVID-19

Komuna e Malishevës, vazhdon të mbajë në situatë të qetë, sa i përket situatës me pandeminë COVID-19, pasi nuk ka raste të reja të regjistruara pozitiv me COVID-19, ndërsa të gjitha mostrat e testuara në ditët e fundit, kanë rezultuar negative , duke e ruajtur një gjendje të qetë dhe stabile sa i përket pandemisë. Heqja e kufizimeve të lëvizjes dhe masave tjera, ka rritur lëvizjen e qytetarëve të cilët detyrimisht duhet ti kryejnë obligimet e tyre të përditshme, por deri më tani qytetarët në përgjithësi kanë treguar kujdes në raport me situatën me virusin korona dhe kjo ka ndikuar që gjendja të jetë e qetë. Për këtë, edhe sot, në emër të shtabit emergjent komunal, që merret me menaxhimin e pandemisë COVID-19, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e kujdesit të shtuar, duke përdorur mjetet mbrojtëse, duke mbajtur distancën dhe duke ju shmangur grumbullimeve të rastit. Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 77 të prekur me COVID-19, prej tyre 75 janë shëruar plotësisht, një rast vazhdon të mbetet aktiv dhe një person ka rezultuar me vdekje.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …