leoni

Naim Maloku

Maloku: Kosova dhe Shqipëria i kane të gjitha kapacitetet e mundshme që të jenë faktorë në Ballkan

Aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë ka ndikuar edhe në rajonin tonë, kështu ka vlerësuar eksperti i sigurisë, Naim Maloku. Ai ka thënë se përmes Serbisë, Rusia po e shtrin ndikimin e saj në Ballkan.“Përmes Republikës Serbe, Serbia dëshiron ta destabilizoi gjendjen në Ballkan”, ka thënë Maloku. Ai ka theksuar se shqiptarët nuk kanë fuqi dhe kapacitete që të ndryshojnë kufijtë, porse “ne jemi në anën e NATO-s, sepse njësia territoriale e Kosovës është kompetencë e forcave veriatlantike, e Shqipëria veç është anëtare e këtij mekanizmi”.“Kosova dhe Shqipëria i kane të gjitha kapacitetet e mundshme që të jenë faktorë në Ballkan, por që nuk po punohet në këtë aspekt”, ka theksuar Maloku, duke shtuar se shqiptarët duhet të kenë aleancë me Kroacinë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …