Fatmir Limaj

Limaj: Deputetët të mos kenë asnjë dilemë për demarkacionin

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka ftuar koalicionin qeverisës ta pranojë se demarkacioni me Malin e Zi është gabim dhe të mundësojë që kjo çështje të kthehet në pikën zero.Ekspertët pro këtij varianti të demarkacionit dhe ata që janë kundër duhet të ulen dhe t’i diskutojnë pikat kontestuese të këtij procesi. Limaj ka theksuar se për këtë çështje, fillimisht duhet të ketë një pajtim të brendshëm, pastaj të kërkohet nga Mali i Zi rishikimi i kësaj marrëveshje.“Ajo çfarë ne po kërkojmë është të bisedohet për pikat kontestuese të demarkacionit, që janë ofruar argumente të mjaftueshme nga ekspertët e pavarur, të cilat pika nuk janë në rregull. Pra, të ulen ekspertët për dhe kundër këtij varianti të demarkacionit, ta bëjnë një analizë të mirëfilltë dhe t’i nxjerrin përfundimet e sakta, që pastaj kur të vijë kjo çështje në Kuvend, deputetët të mos kenë asnjë dilemë për demarkacionin”, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …