Naim Maloku

Maloku: Shtyrja e protestës, hap i qëlluar

Njohësi i rrethanave të sigurisë në vend, Naim Maloku, duke komentuar shtyrjen e protestës së sotme nga ana e partive opozitare, e ka quajtur këtë si vendim pozitiv. Në një shkrim të afishuar në llogarinë e tij në Facebook, ai ka vlerësuar se shtyrja e protestës është hap i qëlluar i opozitës. “Vendimi i opozitës për shtyrjen e protestës, sipas mendimit tim, është hap shumë i qëlluar dhe i peshuar mirë politikisht. Partitë e koalicionit qeverisës duhet që urgjentisht ta artikulojnë ofertën ndaj opozitës për dalje nga kriza politike. Tani e tutje përgjegjësinë për pasojat e kësaj krize, nëse vazhdon, e bartë pozita”, ka shkruar Maloku.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …