Ogerta

Manastirliu, thërret qytetarët të mos bien pre e papërgjegjshmërisë së Lulzim Bashës në luftën e tij dëshpëruese për pushtet!

Pas takimit të ngjeshur të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me qytetarët në Durrës ka reaguar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se është e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie, në kushtet e hapjes, kur më shumë se kurrë njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes nga COVID-19, sepse ekspozimi është i madh. “Si mund të jepet kjo shfaqje dhe cili lider në botën e sotme jep këtë shembull thjesht për interesin e vet politik?! Zoti Basha mund t’i thotë të tëra ato që ka për të thënë, pa vënë në rrezik shëndetin e njerëzve në këtë formë ekstreme papërgjegjshmërie. Numrat e rritur janë efekt i parashikuar i hapjes. Por kjo ngjeshje njerëzish për qëllimet e një njeriu mund t’i rrisë numrat përtej parashikimeve më negative dhe kostoja mund të bëhet marramendëse! U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e kësaj papërgjegjshmërie të pajustifikueshme dhe zotit Basha të mos i faturojë njerëzve e vendit, koston e papërballueshme të luftës së tij të dëshpëruar për pushtet!”

 

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva as në vitin 2024, nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror, pasi Qeveria-Kurti po e persekuton këtë komunë

Komuna e Malishevës as në vitin 2024 nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror. Nënkryetari …