Isa Mustafa

Isa Mustafa: Jam i lumtur që Gjykata Kushtetuese konfirmoi kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur i lumtur që Gjykata Kushtetuese ka konfirmoi kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit, për dhënien e mandatit Avdullah Hotit për krijimin e qeverisë së re. Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur bindjen se LDK dhe partnerët e koalicionit me përgjegjësi do ta qeverisin Kosovën, “me respektim të plotë të Kushtetutës dhe të ligjit, të interesave madhore të vendit dhe të çdo qytetari, pavarësisht bindjeve të tij partiake, fetare apo përkatësisë etnike”. “Marrja e përgjegjësive në këtë kohë të Pandemisë, të krizës ekonomike si pasojë e Covid-19, të krizës së marrëdhënieve me partnerët tanë strategjik, SHBA dhe BE, nuk është e lehtë për LDK-në dhe as për Qeverinë e ardhshme. Është një sakrificë për vendin. Një përpjekje legjitime për të stabilizuar rrjedhat politike dhe ekonomike me veprime demokratike”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …