leoni

MAPL-ja mbështet banorët e Greikocit

Sipas një marrëveshje mirëkuptimi të nënshkruar nga Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, dhe nënkryetarit të komunës së Suharekës, z. Rexhep Kuçi, banorët e fshatit Greikoc të Komunës së Suharekës, do të ndihmohen për furnizim me ujë të pijshëm.  Vlera e projektit “Rregullimi dhe sanimi i sistemit të ujësjellësit ne fshatin Greikoc”, ka vlerën prej 123,853.00 euro, prej të cilave MAPL-ja do ti ndaj 111,000.00 euro ndërsa pjesën tjetër të mbetur  prej 12,853.00 Komuna e Suharekës. Kjo ndihmë e  MAPL-së dhe Komunës së Suharekës është mëse e mirëseardhur për banorët e fshatit malor Greikoc, të Komunës së Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …