Maqedonia Veriore do ta dërgojë një togë prej 45 ushtarëve në misionin e NATO-s në Kosovë deri në fund të vitit

Maqedonia Veriore do ta dërgojë një togë prej 45 ushtarëve në misionin e NATO-s në Kosovë deri në fund të vitit

Qeveria e Maqedonisë Veriore ka vendosur të dërgojë një togë në misionin e NATO-s në Kosovë deri në fund të këtij viti. Siç është raportuar, qeveria në Shkup miratoi të martën informacionin për pjesëmarrjen e Maqedonisë Veriore në Misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR. Njësiti do të jetë prej 45 ushtarëve do të qëndrojë në Kosovë deri në fund të vitit 2020. Sipas faqes së internetit të ministrisë, Maqedonia Veriore ka siguruar mbështetje logjistike për KFOR-in në territorin e saj që nga viti 1999, përmes Qendrës Kombëtare të Koordinimit.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR rrit praninë në Kosovë: NATO përforcon patrullimet dhe koordinimin rajonal të sigurisë

Misioni paqeruajtës i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO, ka rritur praninë dhe patrullimet në të …