Maria Zaharova sërish ka paralajmëruar Greqinë që të mos i furnizojë forcat ukrainase me raketat S-300

Për herë të dytë brenda tre ditësh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zaharova ka paralajmëruar Greqinë të mos furnizojë forcat ukrainase me raketat S-300, pasi përndryshe do të kryejë sipas Moskës një veprim armiqësor. Po flasim për një shkelje të rëndë të dispozitave të marrëveshjes ndërqeveritare ruso-greke mbi bashkëpunimin teknik ushtarak të 30 tetorit 1995 dhe për furnizimin e produkteve ushtarake të 3 dhjetorit të vitit 2013. Marrëveshjet në mënyrë të qartë e ndalojnë Greqinë të rieksportojë pajisje ushtarake të marra nga ne, tek një palë e tretë, pa pëlqimin e Rusisë”, tha Maria Zaharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse. Ajo  edhe më parë  kishte theksuar se Athina ka shprehur gatishmërinë për të dërguar raketat S-300 nga Kreta në Ukrainë, ndërsa qarqe kompetente të Ministrisë greke të Mbrojtjes deklarojnë se nuk ka asnjë plan për zëvendësimin e raketave S-300 me ato amerikane “Patriot”, në këmbim të dërgimit të tyre, në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Qeveria Kurti për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin …