James Ker-Lindsay: Shkëmbimi i territoreve, e liron Kosovën nga ndryshimi i Kushtetutës së saj, ku serbëve u jepen pushtete të tepërta

Marta Kos, ka thënë se nuk do t’i ndiqte tendencat e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Kandidatja për komisare të Zgjerimit e BE-së,  Marta Kos, ka thënë se nuk do t’i ndiqte tendencat e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo i bëri këto komente duke folur në një seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian, ku iu ka  përgjigjur pyetjeve të deputetëve në komisionin e politikës së jashtme . Sa i përket shkëmbimit të territoreve Komisioni Evropian dhe unë, nuk do t’i ndjekim këto tendenca”, ka thënë ajo pasi është pyetur për idetë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Administrata e mëparshme e Trumpit ka thënë se nuk do ta kundërshtonte shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë për ta zgjidhur mosmarrëveshjen mes tyre, me kusht që Prishtina dhe Beogradi do të përpunonin një zgjidhje të kënaqshme reciproke.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …