Tim Judah

Tim Judah: Nuk mendoj se z. Trump ka menduar për Ballkanin, por ka disa njerëz rreth tij, si Richard Grenell, të cilët ia kujtojnë

Analisti i mirënjohur  britanik, Tim Judah, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka deklaruar  se është herët të flitet për marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën, për shkak se kjo do të varet nga ata që do të emërohen në detyra të caktuara. Rikthimi eventual i Richard Grenellit, i cili gjatë administratës Trump ishte përfaqësues amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, do të ishte me ndikim të rëndësishëm dhe për këtë, Qeveria në Prishtinë mund të ketë arsye për t’u shqetësuar, thotë ai. Judah shprehet skeptik për mundësinë që administrata e re Trump të arrijë një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …