MASAT PËR LËVIZJE TË BLETORËVE NË KOMUNËN E JUNIKUT

Njoftojmë të gjithë Bletarët e Komunave të Kosovës të cilët do i lëvizin bletoret e tyre për në Komunën e Junikut – Lëvizja e bletëve ne kullota:

Sipas Ligjit Nr.02/L-111 mbi bletarinë dhe neni 7 dhe 7.1 – Çdo subjekt që ushtron veprimtarinë e Bletarisë, i cili lëviz brenda ose jashtë komunës me bletore duhet të bëjë kërkesë me shkrim në zyrën e Drejtorisë së zhvillimit ekonomik, së paku 20 ditë para datës se lëvizjes.

Neni.7.2 – Kërkesës duhet ti bashkëngjitet edhe certifikata veterinare për gjendjen shëndetësore të bletëve dhe raportin për masat e ndërmarra veterinare.

Neni.8 – Drejtoria komunale për zhvillim ekonomik pasi të merr mendimin e ekspertit në bashkëpunim me shoqatën e bletarëve miraton apo refuzon vendosjen e bletores.

Ne rast te mos zbatimit te këtyre kritereve qe dalin nga Nenet e këtij ligji, Neni 45 parasheh Dispozita ndëshkuese për bletare ne shume prej 200-2000€. Dhe largimin nga territori i Komunës se Junikut.

Këto masa dalin edhe nga UDHEZIMI ADMINISTRATIV NR.15/2008

Për parandalimin ,luftimin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive te bletëve.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …