Në Rahovec mbahet debati publik për Draft Rregulloren për Taksa Komunale

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur debati publik me qytetarë për Draft Rregulloren Nr.01/2020 për Taksa Komunale, të pranishëm në debat ishin qytetarë, drejtor të Drejtorive Komunale dhe zyrtar Komunal. Prezantimin e draft rregullores e bërë Artan Asllani, drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, i cili në fillim tha se siç jeni te njoftuar komuna e Rahovecit është ne fazën e shqyrtimit të Draft Rregullores për Taksa Komunale. “Ministria e Financave ka punuar që një kohë të gjatë rreth hartimit të rregulloreve për taksa komunale, me ekipe të specializuara në të gjitha fushat e kësaj rregullore, po ashtu ne si komunë me të gjithë drejtorët e drejtorive komunale, zyrtaret që janë direkt të kyçur në pozitat e tyre rreth taksave komunale, kemi punuar që të bëjmë një punë voluminoze dhe me të favorshme për të gjithë qytetarët, bizneset dhe grupet tjera te interesit të komunës së Rahovecit. Kjo rregullore ka për qellim përcaktimin e aktiviteteve të cilat ju nënshtrohen taksës komunale në komunën e Rahovecit, lartësinë e taksave komunale për përcaktimin e kategorive të liruara nga taksa dhe përcaktimin e kundërvajtjeve të sanksioneve kundervajtëse për shkeljet e dispozitave të kësaj rregulloreje”, ka thënë ndër të tjera drejtori Asllani. Isak Hoti, shef i Zyrës Ligjore në komunën e Rahovecit tha se të gjithë të interesuarit që duan të japin komente rreth rregullores mund ti bëjnë përmes postës elektronike në emailat të cilët janë të publikuar në njoftimin që është bërë për mbajtjen e këtij debati. Ju njoftoj se kemi marrë komente përmes postës elektronike nga Divizioni për Legjislacion në Agjencinë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës dhe se komentet do të inkorporohen në rregulloren në fjalë. Esat Hoti, qytetarë nga fshati Ratkoc tha se nuk po kuptohet mirë se në cilat kolona janë propozimet e ministrive dhe në cilën kolonë, janë propozimet që janë dhënë nga komisioni që është marrë me përgatitjen e rregullores. Në përgjigjen e drejtorit Asllani në pyetjen e qytetarit Hoti ishte se në të dhënat në kolonën e parë janë të dhëna të cilat janë propozuar nga ministritë, kurse në kolonën e dytë janë propozimet që janë dhënë nga komisioni komunal i formuar me vendim të kryetarit të komunës së Rahovecit. Draft Rregullorja për Taksa Komunale është e publikuar në uebfaqen zyrtare të komunë në këtë vegëz:

https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/rregulloret/

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …