Ambasada amerikane thekson se korrupsioni është ndër pengesat më të mëdha për rritjen ekonomike të Kosovës

Ambasada amerikane kërkon që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të respektohet nga secila parti dhe secili institucion

Ambasada amerikane  saktëson se respektimi i vendimeve gjyqësore nuk është opsion, por është çështje kyçe për demokracinë e vendit. “Ashtu siç edhe ka nënvizuar me parë ambasada, ne besojmë se është kyçe për demokracinë kosovare që të gjitha partitë dhe institucionet të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane. Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Hashim Thaçi që pritet të dalë deri më 29 maj. Kushtetuesja javën e kaluar ka dalë me një reagim, ku i ka kërkuar Presidentit Thaçi dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të mos i bëjnë presion me deklarata publike dhe të mos e paragjykojnë vendimin e saj. “Gjykata Kushtetuese po ndjekë me shqetësim diskursin publik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga Presidenti dhe Kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike, të cilët duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re”, thuhej në reagimin e Gjykatës.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …