Nga viti i ardhshëm MASHT planifikon që të angazhojë 100 asistentë në shkolla për nxënësit me nevoja të veçanta

MASHT: Diplomat e doktoratës të fituara në Shqipëri janë të barasvlershme me gradat e doktoratës të fituara në Kosovë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton opinionin e gjerë, me theks të veçantë Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë, se: Cikli i tretë i studimeve në bazë të sistemit të Bolonjës (studime trevjeçare), të fituara në Republikën e Shqipërisë, janë të barasvlershme me studimet e doktoratës (trevjeçare), të fituara në Republikën e Kosovës. Vlerësimi i studimeve përkatëse të doktoratës në Shqipëri me 60 ECTS, është i rregulluar në përputhshmëri të plotë me Ligjin për Arsimin e Lartë të Republikës së Shqipërisë. Për rrjedhojë, diplomat e doktoratës të fituara në Shqipëri dhe të nostrifikuara nga NARIC Kosova, janë të barasvlershme me gradat e doktoratës të fituara në Kosovë dhe në Evropë, të zhvilluar sipas sistemit të Bolonjës.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …