MASHT-i ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ADA-n

MASHT-i ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ADA-n

Ministria Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjencien Austriake për Zhvillim- ADA. Marrëveshja parasheh zbatimin e projektit “HERAS- Arsimi i Lartë, Hulumtimi  dhe Shkencat e Aplikuara në Kosovë”. Gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami falënderoi Qeverinë e Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e arsimit dhe theksoi se pa këtë mbështetje Kosova do ta kishte të vështirë orientimin e arsimit të lartë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë. Ndërkohë, ambasadori i Austrisë,  Gernot Pfandler u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin në mes të qeverive të të dyja vendeve në fushën e arsimit dhe shtoi se Qeveria e Austrisë është e përkushtuar ta ndihmoj Kosovën veçanërisht në arsimin e lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj:  Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha po vepron në kundërshtim me Kushtetutën e vendit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se kryetari i Kuvendit, …