MASHT: Nuk ka asnjë vendim që është marrë për tërheqje nga qëndrimi për zëvendësim të orëve të humbura

MASHT: Nuk ka asnjë vendim që është marrë për tërheqje nga qëndrimi për zëvendësim të orëve të humbura

Ministria e Arsimit përmes një reagimi për media ka sqaruar situatën e krijuar me kërkesën e zëvendësimit të orëve të humbura nga greva e mësimdhënësve. Në reagim thuhet se  MASHT nuk ka marrë asnjë vendim për tërheqje nga qëndrimi për zëvendësim të orëve. “Me qëllim të informimi të drejtë të DKA-ve, drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve, nxënësve dhe opinionit publik, MASHT sqaron se në asnjë rast nuk është deklaruar dhe as marrë vendim për tërheqje nga qëndrimi për zëvendësim të orëve”, thuhet në reagim. “MASHT, konfirmon edhe njëherë se jemi të gatshëm të rishikojmë dhe analizojmë të gjitha mundësitë për të gjetur një formulë të re të zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës dhe të tërheqim formulën aktuale të kompensimit të orëve”, thuhet tutje në njoftim. Po ashtu, MASHT shprehet i hapur për bashkëpunim edhe me sindikalistët e arsimit, të cilët janë kundërshtarët më të mëdhenj për zëvendësimin e orëve të humbura.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …