Matthew Palmer: Amerika mbështet transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës

Matthew Palmer: Amerika mbështet transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës

Ministri i FSK-së Haki Demolli gjatë takimit me drejtorin për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer ka thënë se Kosova synon ndërtimin e një force shumetnike, mbrojtëse dhe e gatshme për t’i kontribuar paqes në rajon dhe më gjerë. Ndërkaq drejtori për Çështje të Evropës, z Palmer nga ana e tij ka shprehur mbështetje të plotë për rrugën euroatlantike të Kosovës. Ai ka thënë se SHBA-ja mbështet transformimin e FSK-së në FAK dhe angazhohet që ky proces të jetë i mbështetur nga të gjitha palët në Parlamentin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …