Matthew Palmer: Qëllimi përfundimtar i Amerikës mbetet që të arrijnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Matthew Palmer kërkon që Kosova ta zgjedhë qeverinë e re, ta vazhdojë dialogun dhe të heq taksën 100%

Matthew Palmer, zëvendësndihmës zekretar i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, ka thënë se Kosova e ka për detyrë primare të zgjedhë qeverinë e re e cila të bëjë gjithçka është e mundshme që të vazhdojë dialogun dhe të heq taksën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës. Palmer ka thënë se shpreson që Prishtina e Beogradi të gjejnë rrugën drejt tavolinës së negociatave ku më pas të gjejnë zgjidhjen e pranueshme nga të dy palët. Duke folur për idenë e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje mes Kosovës e Serbisë, Palmer thotë se fokusi i SHBA-së është që të dy palët të kthehen në dialog dhe më pas mund të flasim se për çfarë mund të dialogohet mes tyre. Ai thekson se negociatorët kanë folur për parametrat e një marrëveshjeje të mundshme, por tha se nuk e di thelbin e saj, “qoftë fjala për territore apo për ndonjë komponentë tjetër”.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …