Matthew Palmer nga “Forumi i Prespës” bënë thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën

Matthew Palmer nga “Forumi i Prespës” bënë thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën

Zëvendësndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, në “Forumin e Prespës” që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, ka bërë thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai ka thënë se është jetike që Bashkimi Evropian ta mbështesë Ballkanin Perëndimor dhe të liberalizojë vizat për Kosovën. “Është jetike që BE të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Jemi të zhgënjyer nga vendimi për të mos nisur negociatat, sepse këto shtyrje kanë penguar përparimin e synimeve tona në rajon, jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por më shumë se kaq”, është shprehur Palmer në fjalën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. …