leoni

Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë kundërshton mbylljen e Qendrave Sociale në Veri të vendit

Matthew Russell Lee: Nepotizëm, abuzim me fonde dhe kulturë hakmarrjeje gjatë mandatit të Caroline Ziadeh – Guterres hesht

Një analizë e publikuar nga avokati amerikan, Matthew Russell Lee, ka ngritur akuza serioze për korrupsion, nepotizëm dhe keqmenaxhim brenda Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, veçanërisht gjatë mandatit të ish-shefes së misionit, Caroline Ziadeh. Në artikull Lee sjell dëshmi të ofruara nga një sinjalizues i brendshëm i UNMIK-ut, që përshkruan një situatë alarmuese brenda strukturave të misionit — me punësime përmes lidhjeve personale, promovime të pamerituara dhe keqpërdorim të fondeve operative. UNMIK po përballet me krizë të thellë financiare, ndërkohë që për zyrtarët e afërt me drejtuesit po krijohen pozita të reja pune dhe kontrata të privilegjuara. Një prej rasteve që ka ngjallur reagime është transferimi i zyrtarit Manuchekhr Adilov nga Prishtina në Mitrovicë, një distancë prej vetëm 45 minutash, për të cilin – sipas burimeve të brendshme – janë shpenzuar mbi 100 mijë dollarë në kostot e zhvendosjes. Lee e lidh këtë situatë me një mungesë të theksuar transparence dhe llogaridhënieje në nivelet më të larta të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres dhe zëdhënësit e tij, Stephane Dujarric dhe Melissa Fleming, të cilët, sipas tij, “refuzojnë të përgjigjen ndaj pyetjeve për rastet e abuzimeve seksuale dhe korrupsionit në misionet e OKB-së”. Në përmbyllje të analizës, Lee thekson: “Shembulli i UNMIK në Kosovë tregon sa i korruptuar është bërë sot sistemi i OKB-së nën drejtimin e Antonio Guterres. Ai duhet të ndalojë censurën dhe të lejojë hetim të pavarur për këto praktika.” ” zëri”

Kontrolloni gjithashtu

QNR

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale më 9 nëntor, 18 komuna drejt balotazhit

Pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura nga diaspora në Qendrën e Numërimit dhe …