Matura

Maturantët ndihen të rrezikuar dhe të pasigurtë, kërkojnë anulimin e Testit të Maturës 2020

“Stoikët”, një nga grupet jofromale aktive në Republikën e Kosovës i kërkojnë MASH – it, anulimin e menjëhershëm të Testit të Maturës 2020 për arsyet e mëposhtme:

  • Pamundësia e përgatitjes adekuate të maturantëve për këtë test, duke marrë parasysh situatën brenda vendit dhe në mbarë botën;
  • Pasaktësia e testit të Maturës në vlerësimin e studentëve mbi njohuritë e marra gjatë tri viteve të Arsimit të Mesëm të Lartë;
  • Stresi i tepruar i shkaktuar nga ky test;
  • Stresi i tepërt nga statusi i pandemisë;
  • Rrezikimi i mirëqenies së vetë maturantëve,
  • Rreziku i përhapjes së sëmundjes infektive COVID-19;
  • Asnjë përfitim i testit të maturës;
  • Nuk ka barazi të provës së maturës;
  • Domosdoshmërinë e testit të Maturës, duke marrë parasysh që testet bëhen çdo vit për vlerësimin e njohurive të studentëve, ndërsa ka provime pranuese për pranim në fakultete;
  • Pakënaqësia e maturantëve me rezultatet;
  • Mos arritja e rezultateve të synuara për shumë arsye si: stresi, përpilim i dobët i testit, duke mos marrë parasysh dobësitë e sistemit arsimor, jo përgatitjen adekuate të maturantëve;.
  • Padrejtësinë e testit ndaj ndryshimit të shkollave. Nëse shikojmë vetëm numrin e orëve të mbajtura në lëndët e provimit të Maturës në shkolla të mesme të ndryshme ose shkolla profesionale, mund të shohim një ndryshim të madh në numrin e përgjithshëm të orëve të mbajtura në lëndët përkatëse, të cilat në mënyrë të pashmangshme do të shkaktojnë pabarazi në përgatitjen përkatëse për atë subjekt.

Duke marrë parasysh Ligjin Nr. 05/L- 018 apo Ligjin për mbajtjen e maturës shtetërore neni 2 pika 1.1 thotë:

  • “Matura shtetërore -vlerësim i arritjeve, të njohurive, shkathtësive dhe aftësive të nxënësve të cilët i kanë fituar gjatë arsimimit parauniversitar në përputhje me Kurrikulën e Republikës së Kosovës, apo përcaktimi i nivelit të kompetencave të arritura të nxënësve dhe lejimi i tyre që të vazhdojnë arsimimin në nivelin universitar”

Duke u mbështetur në këtë pikë se si të arrihet vlerësimi i duhur i njohurive të marra gjatë tre viteve shkollore nga një maturant në një test i cili ka 100 pyetje në 4 lëndë dhe zgjatë vetëm dy ose tri orë.

Pastaj duke marrë parasysh nenin 3 i cili thotë:

“Provimi i Maturës Shtetërore mbahet me test të standardizuar, në kushte të barabarta për të gjithë kandidatët sipas rregullave dhe kritereve të vlerësimit.”

Atëherë duhet t’i ofrohen patjetër kushte të barabarta të gjithë nxënësve në testin e maturës që në asnjë mënyrë nuk është e drejtë që të njëjtit test t’i nënshtrohen të gjithë maturantët e Kosovës.

Duke u mbështetur në Ligji mbi parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, apo ligjin Nr.02/ L -109 neni 41 pika a dhe b, që thotë:

“Për ta parandaluar futjen dhe përhapjen e kolerës, murtajës, variola vera, etheve hemorragjike virale, etheve të verdha, SARS-it, gripit të shpendëve dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse në tërë vendin, Ministria e Shëndetësisë, me akte nënligjore përcakton masat e posaçme të jashtëzakonshme për mbrojtje nga këto sëmundje, si vijon:

  1. Ndalimi i udhëtimit në vendin ku është përhapur epidemia e ndonjërës nga këto sëmundje;
  2. Ndalimi i qarkullimit në rajonet e infektuara ose drejtpërsëdrejti të rrezikuara”

Duke e ditur se virusi COVID-19 tanimë rrezikon të gjitha komunat e Kosovës, njëkohësisht dihet së është përhapur në ato komuna dhe me ligj ndalohet qarkullimi në rajonet e infektuara ose drejtëpërsëdrejti të rrezikuara. Një fluks prej mbi 20000 maturantë në të njejtën ditë dhe me qindra prej tyrë në të njëjtin vokacion, duke marrë parasysh pamundësinë e testimit të secilit kandidatë si dhe bartjes së sëmundjes dhe pa paraqitur simptoma, atëherë ne e konsiderjomë shumë të rrezikshme mbajtjen e testit të maturës.

Po ashtu neni 44 pika c, thotë:

“Të ndalojnë tubimin e personave në shkolla, në kinema, në lokalet publike dhe në vendet e tjera publike, derisa të mos kalojë rreziku nga epidemia”;

Përderisa në Kosovë ende çdo ditë ka raste të reja të paraqitura. Ka raste të paidentifikuara dhe nuk pritet që brenda afatit shkollorë kjo pandemi të kalojë, atëherë nuk e shohim të arsyeshme marrjen e rrezikut të mbajtjes së testit të maturës.

Po ashtu duke marrë parasyshë Ligjin mbi arsimin e lartë ose ligjin Nr. 04/ L -037 neni 5 pika 3.3, thotë se:

“Bartësi i arsimit të lartë që është i akredituar në Kosovë, sipas këshillës së NARIC Kosova, mund të pranojë një kualifikim shtetëror apo ndërkombëtar ose një diplomë shtetërore a ndërkombëtare si të barasvlershme me certifikatën e maturës, e cila përcaktohet në këtë ligj. Në rastin e paraqitjes për vlerësim të një certifikate për mbarimin e shkollimit në një shtet tjetër, njohja, përveç në raste të jashtëzakonshme, do të bëhet vetëm për certifikatën që tregon përfundimin e së paku 12 viteve të shkollimit”

Ne mendojmë se mund të bëhet paisja e maturantve me një diplomë tjetër ku nuk përfshihet testi i maturës i cili pranohet nga institucionet e shkollimit të lartë në Kosovë për shkollim të lartë.

Po ashtu nëse vie në pyetje tridhjetëpërqindshi i pikëve që vije nga testi i maturës për pranim në institucionin mbi shkollimin e lartë, atëherë shumë lëhtë mund të ndahen ato pikë mes vlerësimit me nota në tri vitet e shkollës së mesme dhe testit pranues përkatës të institucionit.

Ndërsa që nga qershori, grupi “Stoikët” kanë kërkuar vazhdimisht ndihmë nga maturantët për të anuluar testin e Maturës. Këtë e kanë bërë përmes formave të ndryshme, përfshirë peticionin (në internet), në të cilin kanë nënshkruar mbi 7000 të diplomuar. Sa i përket pjesës tjetër të maturantëve, mendojnë se nuk kanë pasur mundësi për të marrë informacione mbi këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …