Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, priti kryetaren e Kuvendit të Kosovës. Vjosa Osmani

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, priti kryetaren e Kuvendit të Kosovës. Vjosa Osmani

Ministri i Mbrojtjes,  Anton Quni,  i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i Përgjithshëm i MM-së, Faruk Geci, pritën sot në një vizitë pune, kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani të shoqëruar nga stafi i saj. Ministri Quni pasi i uroi mirëseardhje kryeparlamentares Osmani, e njoftoi atë me aktivitetet që po zhvillohen në Ministri të Mbrojtjes, me procesin e transformimit të FSK-së, arritjet e deritashme si dhe me sfidat.

 Ministri Quni, me këtë rast, foli për punën që është bërë, deri më tash, në hartimin e dokumenteve nënligjore, pas aprovimit të ligjeve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, me mision të ri, për të gjitha fushat dhe nivelet që garantojnë funksionalizim institucional dhe ligjor të FSK-së.

Ministri Quni, gjithashtu e njoftoi kryeparlamentaren Osmani edhe me bashkëpunimin e mirë që ka Ministria dhe FSK-ja me partnerin strategjik SHBA-të, bashkëpunimet bilateral, bashkëpunimin me KFOR-in, bashkëpunimin e mirë me ekipin e NALT-it, që është prezentë në Ministri dhe Forcë, duke vlerësuar se është rritur besueshmëria me partnerët ndërkombëtar.

Ministri Quni, gjithashtu theksoi se në kuadër plotësimit të infrastrukturës ligjore dhe të  dokumenteve të rëndësishme të fushës së sigurisë, është prioritet  procedimi i Strategjisë së  Sigurisë së Kosovës e cila i hap rrugë  procedimit të Strategjisë së Mbrojthjes.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në fjalën e tij, foli për planin e transformimit të FSK-së, duke theksuar rezultatet e arritura deri më tash përballë gjendjes së rënduar nga pandemia, se ju kemi përshtatur kësaj gjendje, dhe nuk kemi ngecje në realizimin e detyrave të planifikuara.

Ai, po ashtu, foli edhe për rezultatet e mira që kanë arritur kadetët tanë, në Akademitë më të njohura në botë, si: në West Poent-SHBA, Mbretëri të Bashkuar, Gjermani, Kroaci, Turqi, Maqedoni, etj.

Gjeneral Rama, e njoftoi znj. Osmani, dhe për angazhimet dhe kontributin e FSK-së, në menaxhimin e situatës me pandeminë COVID 19, brenda për brenda FSK-së, duke mos dëmtuar operacionalitetin e saj, si dhe angazhimet për të mbështetur institucionet mjekësore në logjistikë, transport edhe me kapacitete tjera shtesë.

Nga ana e saj, kryeparlamentarja Osmani, duke e falënderuar për pritjen e ngrohtë, vlerësoi lartë arritjet e FSK-së, duke shtuar se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja janë dy institucionet që vlerësohen lartë në Parlamentin e Kosovës, për shkak të punës dhe së mirë dhe vlerësimit të lartë që kanë për Juve.

Ajo vlerësoi lartë angazhimin dhe kontributin e FSK-së, në menaxhimin e situatës së pandemisë në ndihmë të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

Zonja Osmani premtoi se aty ku ka nevojë FSK-ja, do ta ketë mbështetjen e përhershme dhe pa rezervë të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë takimit u bisedua edhe për incidentin e Karaqevës së Kamenicës, për veprimtarinë e xhandarmerisë serbe e cila i ka revoltuar banorët lokal, ku u vlerësua se në raste të tilla duhet të ketë informim më të shpejtë, transparencë dhe koordinim me të mirë në mes të institucioneve shtetërore dhe atyre të pranisë ndërkombëtare dhe detyrimet të institucioneve në situata të tilla.

Me vlerësimin e dyanshëm në takim u vendos për dërgimin e një oficeri ndërlidhës në Kuvendin e Kosovës, me qëllim të lehtësimit të komunikimit në mes Ministrisë dhe FSK-së, me Parlamentin.

Në kuadër të vizitës, kryeparlamentarja Osmani, qëndroi edhe në Qendrën Operative të  Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, ku nga Shefi i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, u njoftua me angazhimet operacionale të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …